Një 13-vjeçar është aksidentuar nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Shote Galica-Drini i Bardhë.

Mësohet se i mituri është dërguar në spital, fatmirësisht me dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e makinës.

“Në aksin rrugor Shote Galica-Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., 13 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore”, njoftoi policia.