3 maj 2015 – Një 13-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një makinë në Tiranë teksa po kalonte rrugën.

Aksidenti ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor në kryeqytet, ku automjeti ka lënë të plagosur të miturin.

Ai është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia e kryeqytetit, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/