Një 16-vjeçare është plagosur pasi u godit nga një automjet teksa po dilte nga shkolla e po shkonte në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur Fushë-Bulqizë.

Sipas informacioneve policore, e plagosur ka mbetur Bleona Kica, në vitin e parë të gjimnazit e cila shoqërohej nga kushëriri i saj, kur janë goditur nga një makinë.

E aksidentuara pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës është nisur për në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.