Një vajzë tre vjeçe u aksidentua sot në Vlorë, pasi u përplas nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në lagjen nr.1 të Sarandës.
22-vjeçari me iniciale M. M duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar fëmijën, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.





