SHKODER, 6 tetor 2013– Një aksident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës me pasojë plagosjen e një 49 vjecare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në vendin e quajtur Lagjja “Perlat Rexhepi”, ndërsa e plagosur ka mbetur shtetasja Leze Ndoja, e cila është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia bënë me dije se ka ndaluar drejtuesin e mjetit me targa AA 015 AM, Ndue Arra 25 vjeç, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti.





