Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku në aksin rrugor Fier-Seman në fshatin Fermë, një automjet është përplasur me një biçikletë.

Për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i biçikletës, shtetasi me iniciale B.Sh., 58-vjeç.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. H., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi B. Sh., 58 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i bicikletës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.