Një 6-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në një aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan.
Mësohet se shtetasi S.L., 46 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip "Iveko" me targa AA 449 NU, ka aksidentuar shtetasin e mitur K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon pēr zbardhjen e shkakut të aksidentit.





