Një aksident me pasojë plagosjen e një 61-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri.
Një 32-vjeçar nga Tiranë duke drejtuar mjetin e tij “Toyota”, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga 61-vjeçari me iniciale N.Xh., nga Elbasani duke e plagosur.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





