Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Burimet zyrtare thonë se rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën “Hoxha Tasim” një automjet ka përplasur një biçikletë.
“Makina me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha F.Rr., 87 vjeç që ishte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





