Një adoleshente është përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur te “Kryqëzimi i Rrilës” në autostradën Lezhë-Milot.

“Automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.