Një makinë ka përplasur një 65-vjeçar, i cili po ecte me biçikletë në bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.

Mësohet se drejtuesi i makinës, 25-vjeçari L.C., është shoqëruar në komisariat, nd1%rsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.