Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Qafë-Plloçë.
Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë.
Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.