Një çift bashkëshortësh që po ecnin në këmbë janë përplasur mbrëmë nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur kthesa e “Institutit të Misrit”.

Për pasojë ka mbetur i vdekur Besnik Beci 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij, Alketa Beci 44 vjeçe.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është 49 vjeçari Gj. T., i cili si fillim u largua nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia disa metra me tutje dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.