Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pajovë të Peqinit paraditen e sotme. Një makinë ka përplasur dy këmbësorë që ishin në anë të rrugës.

Autoritetet policore njoftuan se ata akoma nuk janë identifikuar, por u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht thuhet se mjeti ishte me shpejtësi të lartë.