Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq, Korçë.

Sipas njoftimit të policisë një makinë ka përplasur dy vajza të mitura që po lëviznin me biçikletë.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.