Një qytetar që udhëtonte me biçikletë është aksidentuar rëndë sot në Tiranë, pasi është përplasur nga një makinë.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Ekspozitës.

Personi i aksidentuar ka qenë duke udhëtuar me bicikletë në momentin kur makina e ka përplasur dhe hedhur në rrugë.

Menjëherë të plagosurit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit deri në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha dhe e kanë dërguar në spitalin e traumës, ku nga të dhënat paraprake mësohet se ndodhet në gjendej të rëndë shëndetësore, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë, policia rrugore po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.