Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan, ku një makinë që qarkullonte tej normave të shpejtësisë ka përplasur një fëmijë 5 vjeç.

Paraprakisht mësohet se i mituri është transportuar në spital, ndërsa pas aksidentit, familjarët të irrituar kanë sulmuar me gurë automjetin.

Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.