Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës. Shtetasi E.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip furgon, me drejtues shtetasin E.K., banues po në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në furgon, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





