Një këmbësore është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë fshatit Sul.

Mësohet se këmbësorja me iniciale Gj.H., rreth 75 vjeçe ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Korçës.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, 36-vjeçarin me iniciale V.H., i cili po pyetet për rrethanat e aksidentit.

Ndërsa grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të bërë rindërtimin e dinamikës së aksidentit.