Sot rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
E moshuara aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





