Një 20-vjeçare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë në Vaqarr të Tiranës, ku mjeti tip ‘Benz’ përplasi të renë, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
20-vjeçarja është transportuar me urgjencë për në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.





