Publikohet momenti i aksidentit të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.11 në Durrës.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, burrë dhe grua janë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, në momentin që makina vjen me shpejtësi, i përplas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Burri i plagosur ngrihet dhe përpiqet të ndjekë drejtuesin e makinës, ndërsa zonja, e cila është goditur më fort nga mjeti, qëndron e shtrirë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia njoftoi një ditë më parë se ka bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

“Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, thuhej në njoftimin zyrtar.