Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur pak më parë në Tapizë, Krujë.

“Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.