Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tapizë, Krujë.

Policia raporton se një makinë me drejtues shtetasin Xh. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.