Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Një person është përplasur nga një automjet në hyrje të qytetit.
Mësohet se makina e tipit Opel me targa AA 156 NN, e cila po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka përplasur këmbësorin që tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





