Ditën e sotme, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.





