Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Sipas policisë, një këmbësor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga një shtetase me inicialet G.S,. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Drejtuesja e mjetit është dërguar në komisariat, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.





