Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet ende në vendngjarje për ta zbardhur shkaqet e aksidentit.