Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bilisht, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Mësohet se ai është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që raportohet se shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.