9 tetor 2013- Një aksident është regjistruar në kryeqytet me pasojë plagosjen e një punonjësi të policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Elbasanit, ku punonjësi i Policisë së Tiranës është plagosur pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një makinë.I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Polica e cila ka shkuar në vendngjarje po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.





