16 shtator 2015 – Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në hyrje të Laçit. Një motor është përplasur me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e dy shtetasve, Anton Gjinaj dhe Xhevahir Abedini.
Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me motor, kur janë përplasur me automjetin. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të saj.
/portali DurresLajm/