14 janar 2014 – Një aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet, ndërsa plagë ka marrë një person i cili është përplasur nga një automjet. Një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, teksa udhëtonte me motorin me targa CAC300 është përplasur me një automjet. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa bluzat e bardha thonë se ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po kryen hetimet paraprake.