Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, tek rruga e 'Arbrit', ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se është  përplasur automjeti me targa italiane DF 38EF, me drejtues shtetasin R.K, 26 vjeç, banues në Bulqizë, me një motorçikletë pa targa me drejtues shtetasin S.K, rreth 50 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar shtetasi S.K, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, është transportuar për ndihmë me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.