Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Këmishtaj në Divjakë.
Një 29-vjeçar me iniciale A.D., i cili udhëtonte me një makinë tip “Audi” përplasi një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin K.Xh. 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit





