Një aksident ka ndodhur në afërsi të terminalit në Korçë ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit, i lënduar ka mbetur 40-vjeçari R.D. i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





