Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. T., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. D., 59 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar 59-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.