Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune pranë gjykatës në Laç.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ai mësohet se është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore që kanë nisur hetimet.