Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacionit të policisë, bëhet me dije se në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Policia po heton për shkaqet e plota.