Fushë- Krujë, 8 korrik 2013 – Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë është shënuar pranë fshatit Gjorm ku 19-vjeçari Ervin Tafa ka qënë duke udhëtuar me një motorr dhe është përplasur nga një automjet tip benz i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas policisë dyshohet se 19-vjeçari Ervin Tafa i ka ndërprerë rrugën makinës e cila ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi.

Ndërkohë policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin i cili i mori jetën 19-vjeçarit.