Një aksident ka ndodhur në lagjen nr. 12 të Durrësit një ditë më parë, ku kanë mbetur të lënduara lehtë nënë e bijë.
Shtetasi J.D, vjeç 37, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetaset A.H. dhe vajzën A.H., 37 e 15 vjeçe, banuese në fshatin Rrashbull.
Policia bën me dije se ato pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spital janë larguar në banesë.
Për drejtuesin e makinës u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





