24 shtator 2013-Në orët e para të ditës, ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve të moshuar. Aksidenti është shënuar në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit “Dinamo”, ku një automjet ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po kalonin në anën tjetër të rrugës.Të plagosurve u është dhënë ndihma e parë, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit, ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit.





