Një aksident ka ndodhur në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Çorovodë, ku një makinë ka goditur një 8-vjeçar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur përpara shkollës “Zylyftar Veleshnja”, si pasojë e aksidentit nxënësi ka thyer njerën këmbë.

Ndërkohë i mituri është nisur në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve të repartit të kirurgjisë ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.