Një mësuese dhe një nxënëse janë përplasur nga një automjet para shkollës paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur qytetin e Lezhës,  teksa dy të plagosurat po kalonin rrugën për të shkuar në shkollën "Kolin Gjoka".

Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës, drejtuesin e automjetit me targa Shkodre, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.