Një 20-vjeçar është përplasur nga një mjet mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri” dhe ka humbur jetën në spital.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, cili rezulton se nuk kishte patentë.

“Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin A. D., 18 vjeç, banues në Thumanë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri”, ka aksidentuar shtetasin A. P., 20 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.