Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas raportimeve të para mësohet se një 26-vjeçar me iniciale Xh.K., është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detajet.

Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.