Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Fierit. Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan.

Sipas policisë e mitura u përplas nga një makinë Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj, 41 vjeç. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat 41-vjeçarin Abedinaj, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.