KORCE– Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.

Ngjarja  e rëndë është shënuar në fshatin Tren të Korçës ku Dëfrim Zhulieku është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga kushëriri  i tij, Edi Çollaku.

Mësohet se 59-vjeçari ka qënë duke çuar bagëtitë në shtëpi në momentin kur është përplasur nga automjeti dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.