Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Tiranë, me pasojë vdekjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Patokut”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një çiklomotor, ku drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.
Informacioni paraprak
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.





