Një automjet ka përplasur për vdekje një qytetare e cila po ecte në krah të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pak mimuta më parë në dalje të Rrogozhinës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.





