Një automjet në Tiranë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është ende e paidentifikuar.

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.